Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, është i kënaqur me periudhën testuese të projektit “Safe City”, duke theksuar se qytetarët tashmë e kanë ngadalësuar vozitjen dhe se është ulur numri i aksidenteve në trafik.
“Periudha testuese tregon se Maqedonia ka kapacitet të jetë një vend normal. Qytetarët treguan se edhe gjatë një periudhe testuese, kur zbatohet një zgjidhje e re, e kuptuan atë dhe e ngadalësuan vozitjen brenda qytetit kryesor. Ata treguan se mund të sillen ndryshe dhe se tani janë evropianë të vërtetë. Janë ulur numrat e aksidenteve të trafikut në territorin e Qytetit të Shkupit, veçanërisht rastet me lëndime të rënda trupore,” deklaroi Toshkovski.

