Interpelancën që Levica e dorëzoi për punën e ministrit të brendshëm Pançe Toshkovski e bazojmë në 10 gjëra prej të cilave 5 janë për veprim joligjor për tragjedinë në Koçan. Vërejtja më e madhe në arsyetimin që Sashko Jançev e dha për interpelancën është selektiviteti dhe se Toshkovskit as nuk i shkoi në mendje që të japë dorëheqje për shkaqe morale.
“MPB ka edhe kompetenca shtesë për diskoteka dhe kabare, kontroll gjatë orarit të punës, kontroll të zhurmës, kontroll të pranisë së personave të mitur pas mesnate, kontroll të shitjes së alkoolit dhe konsumimit të substancave narkotike. Asgjë nga kjo nuk është përfunduar…”, tha Sashko Jançev, Levica.
Toshkovski i hodhi poshtë akuzat dhe tha se për dallim nga rastet për spitalin modular, Llaskarcë dhe Besa Trans këtu po zbatohet një hetim i detajuar, ka persona të dyshuar mes të cilëve edhe funksionarë. Për përdorimin e piroteknikës në diskotekë nuk është dhënë leje, tha Toshkovski.
“Që nga fillimi, MPB veproi në drejtim dhe në koordinim me Prokurorinë publike, përkatësisht policia nuk ka punuar me selektivitet e as ka caktuar se kusht do të përfshihet, as ka zbatuar hetim siç ka dashur”, tha Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm.
Me kritika ndaj ministrit dolën edhe LSDM dhe FE prej ku thirrën për interpelancë të Toshkovskit.
“Pyetja ime është nëse sistemi është i kalbur, kush ka lejuar që të kalbet dhe nëse nuk jeni në gjendje ta ndryshojnë, a nuk mendoni se dorëheqja do të ishte një veprim i përgjegjshëm?”, u shpreh Arbana Pasholi, FE.
“Brenda këtyre 15 muajve MPB-në e shndërruat në një ministri jofunksional, ministri me një numër më të madh skandalesh, ku mbizotëron selektiviteti, pandeshkueshmëria, ku siguria e qytetarëve është e rrezikuar në tërësi”, u shpreh Mile Taleski, LSDM .
Nga pushteti dolën në mbrojtjen e Toshkovskit prej ku thonë se kjo interpelancë është dorëzuar vetëm për përfitime politike. Përndryshe Borisllav Kërmov nga Levica kërkoi një orë pauzë, për, siç tha, të hapen dyert dhe të lëshohen familjarët e viktimave, të cilët protestuan para Kuvendit. Në lidhje me këtë kryeparlamentari Afrim Gashi vlerësoi se me këtë manipulohet opinioni për shkak se, siç tha, ka rregulla se si mund të marrin pjesë qytetarët për ta ndjekur seancën.