Ministri i Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski sot në një konferencë për shtyp tha se sipas informacioneve shëndetësore 45 nga të lënduarit janë në gjendje kritike, janë duke u transportuar jashtë vendit dhe qeveria po përpiqet t’u sigurojë kujdesin dhe trajtimin e duhur, shkruan Telegrafi Maqedoni.


“Dje, më 16 mars, Maqedonia u godit nga një tragjedi e tmerrshme në të cilën 59 persona humbën jetën, ndërsa 163 u lënduan nga përdorimi i mjeteve piroteknike, ndërsa në objekt ishin gjithsej 500 persona, ndërsa 250 bileta u shitën”, tha Toshkovski.