Duke folur për pritjet e gjata të qytetarëve nëpër kufi, ministri i Punëve të Brendshe, Pançe Toshkovski, deklaroi se sistemi aktual “një sportel” është joefikas dhe i dështuar. Ai tha se për momentin punohet që të vendoset sistem i ri ku qytetarët do të dorëzojn dokumentet për kontroll vetëm gjatë hyrjes në shtet. Ky sistem i njohur si “one stop shop” fillimisht do të vendoset me Kosovën, pastaj me Serbinë dhe Shqipërinë.
PROMOTED CONTENT
Луѓето со болки во колената и зглобовите треба да го знаат ова!
Nautubone
4 продукти кои го уништуваат вашето срце: исклучете ги!
Hypertea
“Në hyrjen në Bllacë po e marr si shembull, sepse atje më së shpejti ecin punët dhe ajo do të jetë pika e parë kufitare ku do e vendosim sistemin ‘one stop shop’, do të thotë policia e Maqedonsë e mbron hyrjen në Maqedoni, ndërsa policia e Kosovës e mbron hyrjen e Kosovë. Kjo do të thotë se kur një qytetar i Kosovës vjen për në Maqedoni, me një skenim të pasaportës nga ana e policit në kufirin e Maqedonisë, sistemi do ti informojë të dy palët e policisë kufitare dhe qytetari do të hyjë në Maqedoni. Po ashtu edhe për qytetarët që do të hyjnë nga Maqedonia. Do e dorëzojnë pasaportën vetëm tek polici e Kosovës e cila sapo ta skenojë, menjëherë sistemi do ta informojë edhe policinë e Maqedonisë. Dhe kështu nuk do të ketë nevojë që qytetarët të ndalojnë dy herë gjatë hyrjes ose daljes nga shtetit”, deklaroi ministri i punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.
Ai tha se i njëjti sistem ka filluar të përgatitet edhe në pikat kufitare me Shqipërinë dhe me Serbinë./Ora24.tv