Toshkovski flet për kufirin Llojan-Miratoc: Ka bisedime në këtë temë

1 Min. Leximi

Ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, i ftuar sonte në Klan Maqedoni, mes tjerash ka folur edhe për kufirin Llojan-Miratoc, raporton Open-TV.

“Ka probleme edhe nga ana jonë edhe nga ana e tyre për. Ka vullnet nga të dyja palët, ka bisedime në këtë temë, por periudhën kohore se kur mund të vihet në funksion nuk mund ta them”, tha Toshkovski.

- Advertisement -

Premtimet për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc kanë nisur që pas përfundimit të konfliktit në vitin 2001, kur BDI u bë pjesë e qeverisë. Zyrtarët e kësaj partie në çdo fushatë zgjedhore me banorët e Likovës, dhe jo vetëm kanë marrë mandate të deputetit me premtimin për hapjen e shpejt të këtij kufiri. (Open-TV)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull