Në konferencën “Sinergjia ndërmjet pushteteve vendore në bashkëpunimin rajonal” që u mbajt në Tiranë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, theksoi rëndësinë e decentralizimit dhe bashkëpunimit rajonal për zhvillimin ekonomik dhe forcimin e qeverisjes lokale.


Ai u shpreh se sfida dhe mundësia më e madhe që ka qeverisja lokale është krijimi i një ambienti të favorshëm për bizneset, fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe modernizimi i infrastrukturës, duke shtuar se përpjekjet duhet të shoqërohen me një qasje të re, që përfshin decentralizimin e vërtetë, bashkëpunimin rajonal dhe investimet strategjike në zhvillimin e qëndrueshëm.