Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, ka lëshuar deklarata të forta politike sa i përket të ardhmes së skenës politike në vend, duke paralajmëruar se qytetarët shumë shpejt mund t’u drejtohen sërish kutive të votimit.
“Zgjedhje do të ketë shpejt, mas gjashtë muajve ose tetë muajve” u shpeh Thaçi, duke potencuar se dinamikat aktuale politike po çojnë në mënyrë të pashmangshme drejt një procesi të parakohshëm zgjedhor.
Këto komente kreu i PDSH-së i bëri gjatë punimeve të Kuvendit të Partisë Demokratike Shqiptare, i cili u mbajt dje në Tetovë. Para delegatëve dhe strukturave të partisë, Thaçi u shpreh i bindur se procesi i ardhshëm zgjedhor është çështje muajsh dhe se partia duhet të jetë e gatshme për sfidat që e presin. (INA)

