Tetovë, edhe 70 vende të reja parkimi

1 Min. Leximi

Qytetit të Tetovës i janë shtuar edhe 70 vende të reja në kuadër të aktiviteteve komunale, për shtimin e numrit të vendparkimeve, me qëllim zbutjen e mungesës së parkingjeve në Tetovë.

Sipërfaqja e fundit me rreth 70 vende të reja parkimi u lëshua sot në lagjen pranë kazermës së qytetit, ndërsa mbi njëqind të tjera pritet të hapen brenda javës tek parkingu i ri afër gjykatës themelore të Tetovës.

- Advertisement -

Me hapjen e këtij parkingu të ri të qytetit, numri i vendeve për parkim ka tejkaluar 1300 vende.

“Ashtu siç e dinë banorët e zonës, kjo më parë ishte e lënë pas dore dhe përbënte rrezik për banorët dhe fëmijët, por me punën e palodhshme të punëtorëve të komunës dhe operatorit, sot kemi një transformim total të kësaj pjese të qytetit dhe tani kemi një parkim modern me rreth 70 parkime në rreth 2000 metra katror hapësirë të rregulluar pra një projekt që komunës i kushtoi rreth 40 milion denarë. Me këtë mundohemi në përditshmëri të përmirësojmë kushtet e jetesës së qytetarëve tanë”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës./ Alsat.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull