Bilall Kasami ka dhënë sot lajmin e madh duke promovuar edhe një projekt të Komunës së Tetovës i cili është tepër jetik për banorët e lagjes 146, ose siç njihet ndryshe lagjja “Bregu i diellit”.
Ai tha se nga sot, ujë të pijshëm do të kenë mbi 3.000 familje ose 10.000 banorë të kësaj lagje, të cilët me dekada, siç tha ai, “kanë qenë të harruar nga pushtetet e kaluara”.
“Me projekt në vlerë prej rreth 700 mijë euro e gjithë lagjja 146 është kyçur me ujë të pijshëm nga burimet e Malit Sharr dhe prej këtij momenti, banorët e këtij vendbanimi tanimë do të jetojnë me dinjitet dhe të barabartë me gjithë qytetarët e tjerë”, ka thënë Kasami i cili nga banorët është mirëpritur me flija.
Ne nuk merremi me fjalë, ne punojmë! Për katër vite Tetovën e nxorëm nga etja dhe po e shndërrojmë në qytet evropian. Sepse, për Tetovën ja VLEN!, ka thënë mes tjerash kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami.