Një listë e mundshme e kandidatëve të koalicionit VLEN për Këshillin Komunal të Tetovës ka rrjedhur në media dhe rrjete sociale, ndërsa jozyrtarisht pritet që bartës i saj të jetë Albi Qamili.
Të ngjajshme
Shqiptarët në “sytë” e rajonit, mes dyshimeve dhe alarmit
Sipas burimeve jozyrtare, lista përfshin 27 emra të rinj e të njohur, gra dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, që sipas burimeve synojnë të sjellin një alternativë të re në këshillin e qytetit. Lista ende nuk është publikuar zyrtarisht nga VLEN dhe mund të ketë ndryshime para shpalljes finale.
Emrat që figurojnë në këtë version jozyrtar janë: Albi Qamili, Jusuf Abduli, Ardita Sinani, Bujar Akiki, Adem Terziu, Yllzana Zeqiri, Nazlije Demiri, Arif Selami, Zgjim Shaini, Lulzime Xhelili, Sulejman Fejuzallh, Florije Durmishi, Hamit Zendeli, Isen Zeqiri, Leonora Ganiji, Valdet Zulebari, Lorina Laremani, Merita Saiti, Liridona Ajruli, Muhamet Lala, Bleranda Ademi, Mahije Sejfuli, Lulizm Elmazi, Amir Ismaili, Bardhyl Elmazi, Laura Izairi dhe Larita Rexhepi.
Sipas burimeve, kjo listë nuk është zyrtare, por tregon profilin e mundshëm të ekipit që synon të marrë përfaqësimin në Tetovë në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.