Pas një akti procedurual dorëheqjeje si kryeministër, para se të bënte betimin si deputet e të merrte mandatin përkatës, Albin Kurti është gjendur në një situatë të vështirë për shkak të dështimit të seancës konstituive në Kuvendit të Kosovës, seancë e cila dështoi për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme për miratimin e raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve të deputetëve.
Kjo ka bërë që Kurti të sulmojë partitë e opozitës, duke e cilësuar dështimin e seancës si një sulm institucional kundër Republikës së Kosovës.
“Deputët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, shkruan Kurti.
Dështimi i seancës bën që deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e fundit, mes tyer dhe Kurti. të mos mund të kryejnë betimin dhe të marrin zyrtarisht mandatet e tyre.
Kjo situatë zvarrit formimin e qeverisë dhe nisjen e legjislaturës së re, pasi vendi zhytet në krizë parlamentare. /tesheshi.com/