Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë mbi lëvizjet demografike në Rajonin e Shkupit për periudhën 2010–2024, duke u bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.
Sipas analizës, popullsia shqiptare në 15 vitet e fundit ka regjistruar një shtesë natyrore prej 30.443 banorësh, si rezultat i diferencës mes numrit të lindjeve dhe vdekjeve. Nevzati thekson se ky bilanc është dukshëm më pozitiv në krahasim me disa nga grupet e tjera etnike.
Në anën tjetër, te popullsia maqedonase evidentohet një bilanc negativ prej rreth 11.600 personash, ku numri i vdekjeve tejkalon numrin e lindjeve. Sipas të dhënave të paraqitura në analizë, gjendje veçanërisht e theksuar paraqitet te popullsia serbe, ku numri i vdekjeve është më shumë se tre herë më i lartë se numri i lindjeve.

Analiza përfshin 17 komunat që përbëjnë Rajonin e Shkupit, ndërsa të dhënat janë paraqitur përmes hartës së rajonit, tabelave të lindshmërisë dhe vdekshmërisë, si dhe tabelës së bilancit lindje vdekje sipas përkatësisë etnike.
Nevzati e cilëson këtë situatë si një “tërmet demografik”, duke vënë në pah dallimet e mëdha në trendet natyrore të popullsisë ndërmjet komuniteteve në Rajonin e Shkupit.

