Tërmet 6.1 ballë në Turqi, raportohen dëme materiale

1 Min. Leximi

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur mbrëmjen e sotme Turqinë, sipas të dhënave zyrtare nga Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Lëkundjet u regjistruan në orën 19:53, me epiqendër në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir, percjell Zyrtare.

AFAD bëri të ditur se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 11 kilometrash. Autoritetet janë duke monitoruar situatën, ndërsa deri tani nuk ka raportime të plota për dëme materiale apo viktima.

- Advertisement -

Banorë nga zona dhe qytetet përreth kanë raportuar se lëkundjet janë ndjerë fuqishëm, duke shkaktuar panik mes popullatës, ndërsa në internet kanë qarkulluar edhe pamje nda dëmet materiale./ Zyrtare

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull