Teologu Muhamed Kajolli komenton kandidaturën e Bujar Osmanit për Çairin: Të qëndrosh prapa një paranojaku si Ali Ahmeti, ku mbeti burrnia?

2 Min. Leximi

Profesori universitar i teologjisë, hoxhë, Muhamed Kajolli, ka reaguar ndaj kandidaturës së Bujar Osmanit për komunën e Çairit, duke e lidhur atë me ndikimin e Ali Ahmetit.

“Nuk jam partiak, por ma prekën sedrën… Më thanë se është burrë dhe do t’ia japim votën. Secili ka mendimin e tij, por çdo qytetar duhet ta dijë se vota është e shenjtë dhe do të pyetet për të”, shkruan Kajolli.

- Advertisement -

Ai thekson se koncepti i “burrit” në botëkuptimin islam është shumë më i gjerë dhe nuk mund të reduktohet në cilësitë e një individi. 

“Të qëndrojë një burrë prapa një paranojaku siç është Ali Ahmeti, ku mbeti burrnia? Ali Ahmeti e shfrytëzon këtë ‘burrë’ (i ditur, i pashëm, i shkolluar, me përvojë politike… por jo burrë) që të rikthehet në skenë sërish”, shkruan më tej ai.

Kajolli kujtoi deklaratën e Ahmetit se “imami tij është Timi”, duke e cilësuar këtë si dëshmi se ai nuk sheh përtej ndikimit të Timit. “Ky ‘burrë’ që do që Timi ta qeverisë këtë vend, na qenka burr! Jo besa, mos e ngatërroni fjalën burr me cilësitë e këtij njeriu, qoftë edhe i ditur. Sepse shartet e burrnisë nuk i ka, ndonëse është i ditur”, përfundon ai.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull