Të shtënat me armë në Tetovë, policia ka ndaluar dy të mitur

1 Min. Leximi

Dy të mitur nga fshati Gajre e Tetovës janë arrestuar për incidentin e 26 majit, kur nga një skuter në lëvizje është qëlluar me kallashnikov në drejtim të shtëpisë së M.T., respektivisht familjes Terziu.
Me të miturit është kryer bisedë zyrtare në stacion policor, ndërsa më pas siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, do të dorëzohet kallëzim përkatës.

Incidenti i gjuajtjes me automatik, që fatmirësisht krahas dëmeve materiale nuk pati viktima është vijimësi e përplasjeve të dhunshme mes dy familjeve të cilët janë në hasmëri tanimë një vit e gjysmë.

- Advertisement -

Institucionet përkatëse, nuk kanë arritur që të parandalojnë përshkallëzimin e përplasjes fizike shtatë deri në tetë herë gjatë kësaj periudhe, në shumicën e rasteve me përdorim armësh zjarri, ku për fat të keq ka pasur edhe viktima.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull