12 persona kanë pësuar lëndime pas të shtënave në një klub nate në Toronto. Policia po e kërkon të dyshuarin.


Katër persona janë jashtë rrezikut për jetë. Për të tjerët nuk dihet ende.
Sulmuesi kishte kapelë dhe u pa kur po ikte me veturën e tij, raportoi CNN.
Kryetarja e Torontos ka thënë se të gjitha burimet janë zhvendosur në vendngjarje për ta hetuar rastin.
“Jam e shqetësuar me raportimet për të shtënat në një klub në Scarborough”, ka shkruar Olivia Chow.