Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Politikë

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut ankohen për mospërfshirje në politikë

Përditësimi i fundit: 2024/01/14 at 4:44 PM
Publikuar January 14, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Interesat e të rinjve mbeten kryefjalë e partive politike, qofshin ato në pushtet apo opozitë, veçanërisht para zgjedhjeve akoma pa filluar fushata zyrtare, duke premtuar përfshirjen e të rinjve në politikëbërje, hartimin e politikave në interes të të rinjve, si dhe uljen e papunësisë në mesin e të rinjve, raporton REL.

Hulumtimi që ka realizuar Forumi për ndryshime në arsim, me të rinjtë e moshës 17 deri 24 vjeç tregon se të rinjtë ndihen të shpërfillur nga institucionet për sa i përket zhvillimit të politikave në arsim. Të rinjtë, gjithashtu, kanë theksuar se “nuk ndihen të rëndësishëm për institucionet dhe politikanët”

- Reklamim -

Blendi Hodai, student i Shkencave Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se partitë politike u lënë shumë pak hapësirë të rinjve, megjithëse në letër mundësitë janë të pafundme.

“Aktualisht, ata që janë në udhëheqje të partive politike, ndihen të rrezikuar kur përfshihen të rinjtë në strukturat e partisë, përkatësisht pozitat vendimmarrëse të strukturave partiake. Kjo pasi mendojnë se do t’i humbasin pozitat që kanë pasi të rinjtë sot janë shumë më të përgatitur për sa u përket njohurive globale”, thotë Hodai, drejtor i organizatës joqeveritare për të rinjtë, Forumi për ndryshime në Arsim.

Shkalla e lartë e papunësisë si çështje problematike është apostrofuar edhe në raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023. Ndonëse papunësia në Maqedoninë e Veriut është ulur nën 15 për qind, problem mbetet se gjysma e të papunëve janë të rinj të moshës nën 29 vjeç.

Mospërfshirja e të rinjve në tregun e punës bën që ata për një kohë të gjatë, madje edhe pas moshës 30-vjeçare të mos jenë në gjendje të krijojnë një jetë të pavarur nga prindërit.

Në Raportin e Progresit të KE-së, theksohet si me rëndësi gjetja e mekanizmave për zbatimin e përpiktë të “Garancive për të rinjtë”, që parashihen në dispozitat ligjore.

“Nëse analizohet aspekti ligjor që definon pozitën vendimmarrëse të të rinjve, veçanërisht me Ligjin për pjesëmarrje dhe politika rinore, katër vjet pas miratimit (më 2020), problemi paraqitet me zbatimin e ligjit në fjalë. Që do të thotë se kemi ligje të mira që rregullojnë përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje, si në institucionet e pushtetit lokal, ashtu dhe në atë qendror, por problemi paraqitet në zbatimin tyre”, shprehet Hodai.

Të rinjtë theksojnë se pasja e njerëzve të njohur në politikë, mundësojnë një vend pune në institucionet e shtetit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të flitet për merita e cilësi, andaj të ardhmen e tyre e shohin jashtë vendit.

“Nuk e shoh të ardhmen time këtu, me gjasë do të dal së shpejti jashtë shtetit, pasi krahas kushteve, standardit jetësor në vendet e Bashkimit Evropian, mendoj se këtu bëhet e papërballueshme, mosfunksionimi i ligjeve dhe meritokracisë, si dhe faktit që politika dikton se kush ku do të jetë në pozitë në institucione dhe jo meritat”, thotë Ivana Nedellkovska, studente e Arkitekturës.

Sfidë për drejtuesit e shtetit në Maqedoninë e Veriut, pavarësisht se kush do të dalë fitues në zgjedhjet e pranverës, mbetet hartimi i politikave të qëndrueshme për të rinjtë për të ndalur hovin e migrimit.

Pasi të gjitha anketat që kanë realizuar organizatat që në fokus kanë të drejtat e të rinjve, gjysma e të rinjve nën moshën 29 vjeç të ardhmen e shohin jashtë vendit.

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: kodi zgjedhor, lokale, rinia shqiptare, zgjedhjet paralmetare, zgjedhjet presedenciale
3shi.net 14 Janar, 2024 January 14, 2024
Artikulli i mëparshëm Aplikimet për mbështetje financiare në shkolla, deri të martën
Artikulli tjetër Shënoi një supergol, Edon Zhegrova: Synojmë një vend në Ligën e Kampionëve

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Ndotja e ajrit mbetet në nivel të lartë , Shkupi sot zë vendin e 5 në Evropë

    3shi.net November 12, 2024
    Taravari: Të parët që sulmojnë Institucion Shqiptar për Shkencë dhe Art janë hallexhinjtë e BDI-së
    Drejtori i NMKSH-së, Bashkim Hasani viziton njësinë rajonale në Manastir
    Fetai në iftar te familja e Zaim Zeqirit, dëshmorit të parë në Karadakun e Kumanovës
    Ernest Muçi drejt transferimit të bujshëm
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Saliu pyet BDI-në: Ku ishit këto 22 vite për t’i zgjidhur të gjitha çështjet që VLEN po u jep epilog?

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Saranda Imeri: Doktor, kokat e krimit i ke ne Kuvend ende!

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Murtezani: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë është me rëndësi kyçe

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski nga Tirana: Brenda pak orësh publiku në RMV do të mësojë një lajm të mirë

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: Qeveria ka shumicë stabile, edhe pa Taravarin kemi 13-14 deputetë

    May 16, 2025
    Politikë

    Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?