Pas sulmeve ushtarake amerikane në centralet bërthamore iraniane, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri një thirrje të fortë për të gjitha palët që të tërhiqen dhe të rifillojnë negociatat diplomatike.
Komentet e saj erdhën nëpërmjet një postimi në platformën e mediave sociale X, ku shkruan se “Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore”.
Ndërsa nënvizoi qëndrimin e saj të vendosur për mospërhapjen e armëve bërthamore.
Ajo kërkoi ulje të menjëhershme të tensioneve për të parandaluar përshkallëzime të mëtejshme.