Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
KulturëLajme

“Tartufi” i Gjilanit, fitues i shumëfishtë në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Përditësimi i fundit: 2024/09/07 at 1:36 AM
Publikuar September 7, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

“Tartufi” i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, është shfaqja fituese në Festivalin e Teatrove në Ferizaj, i cili të premten mbrëma ka përmbyllur edicionin e 54-t. Për shfaqjen me tekst të Molièrit nën regji të Qëndrim Rijanit, nuk ka mjaftuar vetëm çmimi kryesor – ai për shfaqjen më të mirë. Satira ndaj hipokrizisë, dilemave morale dhe manipulimit me besimin, me gjuhë universale e të përbotshme që aktualizohet përherë, ka marrë edhe çmimin për regjinë më të mirë sikurse edhe për rolin më të mirë episodik për aktorin Alban Shahiqi. Po nga kjo shfaqje, Aurita Agushi ka marrë çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor.

“Ndihem i privilegjuar, faleminderit jurisë që më ka vlerësuar për këtë rol. Kam marrë edhe çmime të tjera por për këtë rol ndihem më i vlerësuar sesa çmimet e kaluara”, ka thënë Shahiqi kur ka pranuar çmimin. Për kolegen e tij Agushi ky është çmimi i tretë në ngjarjen me traditë prej shumë se gjysmëshekulli.

- Reklamim -

“Është hera e tretë që nderohem me çmim në Ferizaj dhe i jam përulësisht mirënjohëse publikut dhe festivalit”, ka thënë Agushi.

Nata e ndarjes së çmimeve ka nisur me atë për kostumografinë më të mirë për Yllka Bradën për shfaqjet “Kamarja e turpit” të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe “Tartufi” të Teatrit të Gjilanit.
Çmimin për skenografinë më të mirë e ka marrë Enes Deari për “Mish i egër”, produksion i Teatrit Shqiptar të Shkupit me tekst të dramaturgut Goran Stefanovski, nën regji të Martin Koçovskit, e cila të dielën e kaluar hapi Festivalin.

Çmimi special i jurisë është ndarë për shfaqjen “Togeri i Inishmorit” të teatrit “Adriana”.

Çmimi “Yll në ardhje” i është ndarë Albina Krasniqi për rolin në shfaqjen “Charles III”.

E ai “Ismail Rama” për aktorin më të mirë, Ernest Malzogut për rolin në “Audienca” me tekst të Vaclav Havelit nën regji të Bashkim Ramadanit, produksion i teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit. Çmimin “Adriana” për aktoren më të mirë e ka marrë Suela Bako për rolin në shfaqjen “Çifti i hapur” nën regji të Sulejman Rushtit, produksion i Teatrit të Gostivarit.

Fituesi kryesor, “Tartufi” ishte dhënë premierë në Teatrin e Gjilanit në dhjetorin e vjetëm. Duke i qëndruar besnik thelbit të origjinalit, gërsheton mjeshtërisht çështjet bashkëkohore, duke krijuar një eksperiencë klasike teatrale. Ishte vlerësuar që ripërpunimi i “Tartufit” i flet qartë së sotmes me gjithë prezencën e pashlyeshme të fenomeneve negative që e përcjellin shoqërinë. Shkon përtej kësaj dhe prek edhe etjen për pushtet e vërtetësinë e qëndrimeve të pushtetarëve.

“Faleminderit teatrit, festivalit. Është hera e dytë që marr çmim. Faleminderit Teatrit të Gjilanit qe më zgjodhi mua ta bëj këtë punë dhe faleminderit trupës së Teatrit”, ka thënë Rijani në skenë pasi ka pranuar çmimin për regjinë më të mirë.

“Faleminderit festivalit të teatrove, jurisë për vlerësimit dhe Qëndrimit që me punën e vet ka arritur të krijojë një shfaqje që uroj të ketë jetë të gjatë. Shfaqja është prodhuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe ka ndjekur një rrugë shume të mirë që ka qenë ‘Fausti’ i profesorit Fadil Hysaj”, ka thënë drejtori i Teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi kur ka pranuar Çmimin për shfaqjen më të mirë. Ka theksuar nevojën që teatrot e festivalet të përkrahen më shumë.

Lulzim Aliu, nënkryetar i Komunës së Ferizaj e ka ndarë çmimin.

Juria ka qenë në përbërje prej regjisorit Fadil Hysaj dhe aktoreve Luli Bitri e Albulena Kryeziu-Bokshi.
“Ka qenë kënaqësi e madhe t’i përzgjedhim gjashtë shfaqje. Publiku në Ferizaj na ka dhënë emocione të jashtëzakonshme. Ka qenë punë e vështirë jo për klishe por kemi pasur emra, shfaqje dhe produksione shumë të mira”, ka thënë Kryeziu-Bokshi ne skenë.

Shfaqja e fundit në program ka qenë “Togeri i Inishmorit” me tekst të Peter McDonough nën regji të maqedonasit Gjorgji Rizeski, produksion i teatrit “Adriana” ndërsa pas ndarjes së çmimeve me muzikë ka argëtuar bendi ikonik “Blla, blla, blla” nga Shkupi.

Festivali i Teatrove në Ferizaj është njëra prej ngjarjeve më me traditë në Kosovë. Sivjet pos tetë shfaqjeve, ka sjellë edhe aktivitete të tjera si debate e punëtori. Njëra prej tyre qe edhe ajo për teatrin dhe luftën, e titulluar “Lufta e Katërt Botërore” e realizuar nga regjisori maqedonas Gjorgji Rizeski. Në Galerinë e Arteve qe hapur ekspozita “Teatri Ilegal” nga artisti Sovran Nrecaj, ndërkaq pjesë e programit gjashtëditorë kanë qenë edhe diskutimet në dy panele që kanë trajtuar luftën dhe teatrin si dhe marrëveshjet e themelimit të fondit të përbashkët teatror midis Kosovës dhe Shqipërisë, hapat e parë të së cilit qenë vendosur në kuadër të “Prizren Festit”, një muaj më parë.

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 7 Shtator, 2024 September 7, 2024
Artikulli i mëparshëm VLEN takim me IRI: Jemi përkushtuar për të ecur përpara
Artikulli tjetër Taravari: Kriminelët kanë Datë Skadence që po afron…

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Vazhdojnë protestat e tensionuara para Bashkisë së Tiranës

    3shi.net May 14, 2024
    Aggeler paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
    Inagurimi i presidentes! Siljanovska: Do të jem presidente e të gjithëve
    Kuvendi miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, Saliu: Pas 22-viteve licencat dhe testimet edhe në gjuhën shqipe
    Fisnik Mela emërohet zëvendësdrejtor në Drejtorinë e të Hyrave Publike
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?