Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët nëpërmjet “Facebook”-ut ka dalë me reagim në lidhje me zhvillimet e sotme politike, transmeton TV21.
Thotë se fatin e popullit e shohin më seriozisht se sa emra të përveçëm, ndërkaq ka bërë të ditur se ASh-ja nuk bënë asnjë lëvizje për qejf apo për inat të askujt.
Taravari porositi se nuk janë taksi që mund ta përdorin për tranposrt e as barkë shpëtimi.
“Ne deklarojmë që fatin e këtij populli e shohim më seriozisht se sa emra të përveçëm, dhe se jemi të çliruar nga kompleksi i tyre, i cili është shëndruar si Kompleksi i Edipit.
Ne nuk bëjmë asnjë lëvizje për qejf apo për inat të Askujt!
Edhe ata që bëjnë profetsi në emrin tonë si të ishin Baba Vanga, le të merren me gjëra më objektive se sa “parashikimi i të ardhmes”.
Ne nuk jemi as taksi që na përdorin për transport dhe pastaj na marrin çelsat dhe as barkë shpëtimi për emra dhe mbiemra.
Ne jemi Aleanca për Shqiptarët që punon vetëm në interes të Njerëzve!”, thotë në reagim Taravari.