Taravari në “hall”, “Likova”, dridhë Frontin Europian, Rijad Shaqiri me veto për opozitën

2 Min. Leximi

Fronti Europian vazhdon të dridhet nga brenda, këtë herë në zonën e Likovës. Riad Shaqiri, një prej figurave lokale më me ndikim në këtë komunë, i ka dhënë ultimatum Arben Taravarit: “Nëse nuk jam kandidat për Likovën, kaloj në VLEN sikur ish bashkëpartiakët e mi!”

Burime të brendshme konfirmojnë se Shaqiri ka kërkuar hapur kandidaturën për kryetar komune dhe nuk pranon kompromis. Vendimi i tij vjen në një moment të ndjeshëm për Frontin, që tashmë është i tronditur nga përplasjet për Saraj dhe përçarjet pas ndarjes së heshtur me Bexhetin.

- Advertisement -

Taravari, i cili po përpiqet të ruajë kontrollin e mbetur në degën e ASH-së në Likovë, thuhet se është futur në një kurth politik pa dalje.

Nga njëra anë, Riad Shaqiri i kërkon kandidaturën me ultimatum. Nga ana tjetër, Ali Ahmeti thuhet t’i ketë thënë prerë: “Likovën as në ëndërr nuk e sheh!”

Tensionet janë të mëdha, dhe çdo vendim mund të jetë pikë kthese në fatin politik të Frontit në këtë komunë kyçe. VLEN, nga ana tjetër, e ka ndjekur situatën nga afër dhe sipas burimeve, ka shprehur gatishmëri për ta pritur Shaqirin “me krahë hapur” nëse ndarja me Frontin bëhet zyrtare.

Kushti i Shaqirit mund të jetë vetëm fillimi i një zinxhiri lëkundjesh që po e bëjnë gjithnjë e më të brishtë strukturën e Frontit Europian në shumë komuna shqiptare.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull