I ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia, Arben Taravari nga VLEN tha se ndryshimet kushtetuese do të bëhen mirëpo është procedurë që kërkon kohë.
“Unë kam bërë negociata me Ali Ahmetin në nëntor që nuk do të ishte mirë të hyjmë në qeveri e cila nuk është pro-europiane. Ne jemi garancë në këtë qeveri që Maqedonia e Veriut do të mbajë kursin pro-europian, ndaj edhe me VMRO-në e kemi biseduar. Në qershor kemi zgjedhje, kemi zgjedhje në BE e në SHBA, edhe në shtator mund të bëhen, me rëndësi është që vendi t’I bën ndryshimet kushtetuese”, tha Taravari.
Ai tha se nuk duan kufizime kohore por punët e nisura do të kryhen.
“Do të mundohemi të bëhen ndryshimet kushtetuese sa më herët, mos na kufizoni neve me gjashtë muaj, kur e keni prit Ali Ahmetin 20 vite për NATO apo për rrugën Shkup-Bllacë”, deklaroi Taravari.