Në studion e Daily Click në TV21, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bërë të ditur se do të rritet kapitacioni i parave për mjekët amë në mjekësinë e përgjithshme, transmeton TV21. Taravri tha se , do të të ketë rritje për 20 deri 25 denarë që siç thotë asnjëherë nuk është rritur kaq shumë. Ai tha se, deri tani pagesa është 75 denarë.
“Ja ekskluzivisht, e kemi treguar, po e them, nga prilli-maji do të rritet kapitacioni i parave që i marrin mjekët amë në mjekësinë e përgjithshme, dmth mjekët familjarë”, tha Arben Taravari.
-Për sa do të rritet?
“Deri tash ishte 75 denarë, tash do të jetë diku 95 ose 100 denarë, që është një rritje shumë e madhe, nuk ka ndodhur moti, është rritur për 5 apo 10 denarë, asnjëherë nuk ka ndodhur të rritet për 20 apo 25 denarë. Por, me këtë rritje të kapitacionit që e merr mjeku amë, ne do t’i obligojmë ata që të punojnë pak më shumë me programe preventive”, tha Taravari.