Taravari lançon fushatën “Hajde fol me Taravarin”

1 Min. Leximi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka nisur një fushatë të re komunikimi me qytetarët me titull “Hajde fol me Taravarin”.

Bëhet fjalë për një format të ri digjital, përmes të cilit qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë drejtpërdrejt pyetjet e tyre, ndërsa Taravari do t’u përgjigjet publikisht përmes videove.

Sipas ekipit të tij, qëllimi i këtij koncepti është rritja e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, shmangia e filtrave propagandistikë dhe forcimi i llogaridhënies publike.

Fushata do të zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale, ku pritet publikimi i rregullt i videove me pyetje dhe përgjigje nga ambiente të ndryshme të përditshmërisë së Taravarit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull