Të lënduarit nga zjarri në Koçan, të cilët janë të shtruar në dy spitale të Selanikut, sot në mëngjes do t’i vizitojë ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, ndërsa do të shoqërohet nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Greqisë, Kostas Joulekas dhe zëvendësshefi i diplomacisë greke Tasos Haatzivasiliou, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.


Duke folur paraditen e sotme për televizionin grek “Open”, ministrja Joulekas tha se së bashku me Taravarin do të vizitojnë të lënduarit që po trajtohen në spitalin Papanikolaou dhe në Spitalin Ushtarak 424 të Selanikut. Së bashku me ministrin e Shëndetësisë do të jetë edhe zv/ministri i Jashtëm Hatzivasiliou.