Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ende nuk e ka parë raportin për pacientin Toni Angellovski, i cili ndërroi jetë në pritje të operacionit në Klinikën e Kardiokirurgjisë.
Ai ka kërkuar kohë për t’u njohur me rastin, por ka paralajmëruar edhe përgjegjësi nëse konstatohet ndonjë lëshim.
59-vjeçari Toni Angellovski, i cili ishte në pritje të operacionit në Klinikën e Kardiokirurgjisë me këputje të aortës, nuk mori ndihmë mjekësore për shkak se në atë kohë nuk punonte dhoma e vetme e kirurgjisë endoskopike e Klinikës, ndërsa në sallën e Kirurgjisë Torakale nuk kishte stente.
Pas kryerjes së një kontrolli të jashtëzakonshëm, Inspektorati nuk ka konstatuar asnjë mangësi në procedurë.