Dallimet në koalicionin AKI janë më se evidente. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, tha se Sela ka formuar një parti tjetër e cila quhet Lidhja Shqiptare.
“Merrni anketat do të shihni. Diferenca mes Aleancës për Shqiptarët deh grupit të Zijadin Selës është 5 me 1 ose 6 me 1. Shihni, Zijadin Sela ka qenë ish kryetari i partisë për dy mandate, ka patur ndikim dhe ajo është thyerje vitin e kaluar”, tha Taravari në emisionin “Debat në Shenja”.
Mes tjerash ai edhe pohoi se edhe pse janë në koalicion të përbashkët ata nuk kanë asnjë lloj komunikimi mes vete.
Taravari e nënçmon Selën: Ka formuar një parti tjetër, raporti mes nesh është 6 me 1

Ndani këtë artikull