Taravari: Duhet të ulemi si kryetar të VLEN-it dhe të mendojmë strategjinë e mëtutjeshme për procesin eurointegrues

1 Min. Leximi

Edhe 8 ditë na ndajnë nga fundi i vitit 2024, por asgjë lëvizje nga shumica parlamentare për realizimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë zhbllokimin e rrugës eurointegruese të Maqedonisë.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari pranoi që ka kaluar afati gjashtë mujor që VLEN-i kishte dhënë si premtim për zhbllokim të procesit. Ai shton se është koha që liderët e VLEN-it të ulen dhe të bisedojnë për këtë çështje, përcjell “TV21”.

- Advertisement -

“Me ndryshimet kushtetuese fatkeqësisht, besoj…jo më, nuk ka afat për të filluar, shpresojmë që rrethanat të përmirësohen, të kemi qeveri stabile në Bullgarinë mbi të gjitha dhe të mundohemi që partinë e cila ka shumicë në qeveri, që ta bindim…ata kërkojnë garanci me të drejtë, që nuk do të ketë ndryshime të tjera dhe të fillojnë ndryshimet kushtetuese, 24 dhjetori, u bënë 6 muaj, se ne dhamë një kusht 6 muaj që të fillojnë ndryshimet kushtetuese, përsëri duhet të ulemi si kryetar të VLEN-it dhe të mendojmë strategjinë e mëtutjeshme”, theksoi Taravari.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull