Takimi Trump-Putin, ndihmësi i ngushtë i presidentit rus: Ky samit do sjellë paqe në Ukrainë

1 Min. Leximi

Ndihmësi i ngushtë i presidentit rus dhe kreu i Fondit Rus të Investimeve Direkte (RDIF), Kirill Dimitriev, shprehu besimin se takimi kokë më kokë i Vladimir Putinit me Donald Trumpin në Alaska më 15 gusht do të “sjellë paqe” në Ukrainë.

Në të njëjtën kohë, në një postim në X, Dimitriev kritikoi përpjekjet e disave për të sabotuar takimin.

 

- Advertisement -

Në një postim tjetër, Dimitriev paraqiti disa nga trashëgimitë kulturore që Rusia ka lënë në Alaska.

- Advertisement -

 

Takimi Trump-Putin do të mbahet në Alaskë ditën e premte të kësaj jave. Ai u shpall nga presidenti amerikan menjëherë pas takimit të të dërguarit special të tij, Steve Witkoff me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.

Fokusi i diskutimeve në takim pritet të jetë lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, por edhe marrëdhënia Uashington-Moskë, e cila ishte totalisht joekzistente nën administratën Biden për shkak të sanksioneve që SHBA-të i vendosën Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull