Takimi i parë i grupit punues për projektin Tetovë–Prizren

1 Min. Leximi

Është mbajtur takimi i parë i grupit punues për projektin rrugor Tetovë–Prizren, një iniciativë strategjike me rëndësi të veçantë për ndërlidhjen infrastrukturore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Gjatë takimit u diskutuan hapat konkretë për realizimin e projektit, përfshirë definimin e fazave të ardhshme të punës dhe koordinimin ndërinstitucional të nevojshëm për të përshpejtuar procesin. U theksua rëndësia e projektit jo vetëm si një lidhje rrugore, por si një urë bashkëpunimi ekonomik, social dhe rajonal ndërmjet dy vendeve.

- Advertisement -

Pjesëmarrësit e takimit u dakorduan për nevojën e përshpejtimit të të gjitha procedurave burokratike dhe administrative, në mënyrë që puna konkrete të fillojë sa më shpejt.

- Advertisement -

Ky takim shënon një hap të parë konkret drejt realizimit të një projekti që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në qarkullimin, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet qytetarëve të dy vendeve.

Zhvillimi i këtij projekti do të vazhdojë me ritme të përshpejtuara dhe me përkushtim të plotë institucional.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull