Takimi i fundvitit, Gashi: Mirënjohje për punën e palodhur të gazetarëve gjatë këtij viti

1 Min. Leximi

Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi organizoi takim me gazetarët me rastin e fundit të vitit. Ai shprehu mirënjohje për punën e gazetarëve në forcimin e demokracisë dhe transparencës në vend.

Njoftimi i plotë i Gashit:

- Advertisement -

Kisha nderin që, në prag të fundvitit, të organizoja në Kuvend një pritje për gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave. Me këtë rast, shpreha mirënjohjen për punën e palodhur të gazetarëve gjatë këtij viti dhe theksova rëndësinë e angazhimit të tyre në forcimin e demokracisë dhe transparencës. Vlerësova, në veçanti, bashkëpunimin dhe mbështetjen në përcjelljen e punës së Kuvendit. I’u urova festën, me shpresën që vitin 2025 ta nisim me energji pozitive, për një shoqëri më të informuar dhe aktive.

- Advertisement -

Për më tepër, gjatë kësaj ngjarjeje, nderova në mënyrë simbolike gazetaren Sonja Nikolovska, e cila po i jep lamtumirën një periudhe të gjatë pune, për kontributin e çmuar që ka dhënë në fushën e gazetarisë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull