Takimi Ahmeti–Sela–Taravari përfundon pa marrëveshje, kërkesat për komuna ndezin pakënaqësi brenda BDI-së

1 Min. Leximi

Takimi i djeshëm mes Ali Ahmetit, Ziadin Selës dhe Arben Taravarit ka përfunduar pa asnjë dakordësi konkrete. Burime të sigurta konfirmojnë se Taravari dhe Sela nuk kanë ndërmend të ulin numrin e komunave që po kërkojnë madje insistojnë në ndarjen e pushtetit vendor si kusht për vazhdimin e bashkëpunimit.

Ahmeti ka kërkuar “arsyetim dhe maturi”, por kërkesat e tepruara të dyshes Sela–Taravari po tensionojnë rëndë klimën brenda BDI-së. Disa funksionarë lokalë të BDI-së tashmë janë shprehur të revoltuar me idenë që komuna të fituara me mund t’u dorëzohen atyre që deri dje i quanin “tradhëtarë”.

- Advertisement -

Takimi i radhës është caktuar për të shtunën, por atmosfera është e nxehtë. Duket qartë: apetitet e Selës dhe Taravarit janë shumë më të mëdha sesa që BDI mund t’i përballojë pa e shpërthyer nga brenda.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull