Takim i ministrit Murtezani me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Loson

2 Min. Leximi

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, realizoi takim protokollar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, z.Metju Loson, në të cilin u riafirmua partneriteti i fuqishëm mes dy vendeve, me fokus në bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm në sferat kyçe të zhvillimit, kumtoi kabineti i tij.

Ministri Murtezani shprehu falemnderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme politike, ekonomike dhe zhvillimore të Mbretërisë së Bashkuar ndër vite. Ai theksoi se bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar është i rëmdësishëm për përforcimin e kapaciteteve të vendit në sferat kritike, duke punuar bashkarisht me partnerët ndërkombëtarë dhe lokal që të sigurohen se këto projekte janë në përputhje me prioritetet strategjike të të dy vendeve.

- Advertisement -

Ministri Murtezani dhe ambasadori Loson diskutuan për bashkëpunimin e suksesshëm, duke përfshirë mbështetjen për për përpilimin e Planit nacional zhvillimor të Maqedonisë së Veriut dhe përpjekjet për përmirësimin e proceseve të qeverisjes publike. Bashkëbiseduesit shqyrtuan implementimin e suksesshëm të projekteve të të mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar, posaçërisht në reformat policore, gjyqsori, transparenca dhe llogaridhënia në punën e institucioneve si dhe promovimi i parimeve të barazisë në shoqëri.

Ata potencuan rëndësinë e koordinimit të donatorëve, duke nënvizuar përvojën e gjatë të Britanisë në bashkëpunimin zhvillimor si komponentë e rëndësishme gjatë harmonizimit të qëllimeve strategjike në përpjekjet e vendit mbajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, qeverisjen e mirë dhe promovimin e diversitetit dhe multikulturalizmit.

Murtezani dhe Loson u dakorduan se bashkëpunimi i ngushtë mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojë në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit zhvillimor.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull