Supergol i Zhegrovës në fitoren e Lille

1 Min. Leximi

Edon Zhegrova ka vazhduar me formë të lartë në Ligue 1 të Francës.

Të dielën Zhegrova udhëhoqi Lillen drejt fitores bindëse ndaj Clermontit. Ndeshja e xhiros së 20-të të kampionatit francez përfundoi 4:0 në të mirë të Lille.

- Advertisement -

Zhegrova fillimisht asistoi në golin për 2:0, në minutën e 24-t. Ndërkohë në minutën e 40-të shënoi supergol me goditje mjeshtërore nga rreth 30 metra.

Sulmuesi i krahut luajti deri në minutën e 64-t.

Elbasan Rashani luajti prej minutës së 63-të për Clermontin.

Zhegrova i ka tri gola e pesë asistime në 19 paraqitje në Ligue 1 të Francës këtë edicion. Lille është i treti me 35 pikë. Clermonti është i fundit me 15 pikë.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull