Dy oficerë policie u martirizuan dhe një tjetër u plagos në një sulm të armatosur ndaj një stacioni policie në lagjen Balçova në qytetin Izmir në Turqi.
Sipas informacioneve të marra, një i dyshuar 16-vjeçar hapi zjarr me pushkë ndaj Komisariatit qendror të Policisë “Salih İşgören”.
Në sulm u martirizuan 2 policë dhe një tjetër u plagos.
Polici i plagosur u dërgua në Spitalin Kërkimor dhe të Praktikës së Universitetit Dokuz Eylül.
Kryeprokurori Publik i Izmirit, Ali Yeldan, gjithashtu mbërriti në vendngjarje dhe mori informacion.
Në një deklaratë për gazetarët, Yeldan tha se “Sulmuesi është në duart tona. Kemi dy martirë. Zoti i mëshiroftë dhe shpreh ngushëllimet tona. Kemi qytetarë dhe oficerë të plagosur. Janë afërsisht gjashtë të plagosur. Hetimi është duke vazhduar. Një deklaratë e detajuar do të publikohet”.
Mësohet se sulmuesi 16-vjeçar që kreu sulmin u kap i plagosur.