Më datë 06.03.2026, në orën 15:00 në Tetovë, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë arrestuar personin me iniciale F.Z. (38 vjeç) nga Tetova.
Sipas raportit, ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë hyrë me përdorim force në zyrën e Z.N. (45 vjeç) nga fshati Falisht i Tetovës, e cila është e punësuar në Kopshtin e Fëmijëve “Mladost”. Pas hyrjes me forcë, ai e ka sulmuar fizikisht punonjësen.
Policia bën me dije se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të paraqitet kallëzim përkatës ligjor.

