Analisti dhe gazetari Xhenis Sulimani, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke iu referuar veçanërisht Aleancës për Shqiptarët (ASH), fraksioni i Taravarit.
“Koha e dëshmoi, edhe VLEN pajtohet, se ASH – fraksioni i Taravarit është ‘nana edhe baba’ i matrapazllëkut në politikë”, shkruan Sulimani, duke përdorur një term të fortë për të përshkruar mënyrën e veprimit të këtij grupi politik.
Në shpjegimin që jep për përdorimin e fjalës “matrapazllëk”, Sulimani nënvizon se i referohet sjelljes së individëve pa parime, të cilët bëjnë pazarllëqe dhe allishverishe për të arritur qëllime të caktuara politike.