Profesori universitar Rizvan Sulejmani në panelin e organizuar me rastin e 23 vjetorit të MO theksoi se Matja e kapacitetit demokratik të shtetit, varet nga Decentralizimi i pushtetit lokal.
“Që të mund të bëjmë një vlerësim nëse MO i arriti qëllimet e definuara pikë së pari duhet t’i nxjerrim disa indikatorë, matës, komparacion që të mund të dijmë se sa ia arritëm qëllimit. Nuk mund të ketë indikatorë më të mirë përveç se rastet e ngjashme që ndodhën në ish-Jugosllavi. Duke filluar nga Dejtoni, Rambujeja dhe MKO. E përbashkëta e gjithë këtyre marrëveshjeve që më vonë u shndërrua në kushtetutë është se në thelbin e këtyre ekziston një nivel i lartë i decentralizimit me një apo më tepër nivele të decentralizimit.”, ka thënë profesori Sulejmani.