Fondacioni Albiz ka planifikuar 175 bursa për studentët e Maqedonisë së Veriut. Kjo mundësi mund të shfrytëzohet nga studentët e universiteteve shtetërore në RMV, Universitetit të Evropës Juglindore dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, transmeton Portalb.mk.
“Vlera e bursës për vitin akademik 2025/2026 do të jetë 6.000,00 denarë. Pagesa e bursave do të realizohet në këste, përgjatë vitit akademik 2025/2026, përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti akademik”, sqaroi Fondacioni Albin në Konkurs.
Studentët duhet të jenë të rregullt në vitin II, III, IV, V dhe VI, të mos kenë përsëritur vitin dhe mos të shfrytëzojnë bursa e kredi tjera.
Aplikimi duhet të bëhet në zyrat e fondacionit në Saraj deri më 20 nëntor në ora 16:00.

