Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Kulturë

Struga shpërfilli të gjitha thirrjet për rrënimin e ndërtimeve ilegale

Përditësimi i fundit: 2024/01/15 at 8:36 PM
Publikuar January 15, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përveç largimit të disa platformave në liqen, vitet e kaluara opinioni nuk ka parë ndonjë veprim tjetër më serioz për largimin e objekteve të ndërtuara pa leje në Strugë, përkundër alarmit të vazhdueshëm nga aktivistët e shoqërisë civile se në anën e Strugës ka ndërtime të vazhdueshme, raporton Alsat. Qeveria qysh në shtator të vitit të kaluar ka obliguar komunën që të nisë heqjen e objekteve ilegale, por deri më tani nuk është hequr asnjë objekt. Të dhënat statistikore thonë se në 5 vitet e fundit në Strugë është miratuar ndërtim prej 91.500 m2.

“Kemi softuer të ri së bashku me Parkun Galiçicë, ku e kanë skanuar të gjithë terrenin. Dhe do të përcaktojmë se çfarë është ndërtim pa leje në komunën e Strugës dhe çfarë jo, pavarësisht se çfarë deklaron komuna e Strugës. Të gjithë mund të thonë çfarë të duan, por situata në terren do të thotë diçka tjetër dhe ne do të veprojmë në përputhje me rrethanat. Jo çdo gjë e ndërtuar në një zonë të mbrojtur mund të shpallet objekt i ligjshëm”, tha Bisera Kostadinovska Stojçeska Ministre e Kulturës.

- Reklamim -

Organizatat Joqeveritare reagojnë se vija rreth liqenit është duke u uzurpuar dhe është dorëzuar peticion në Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe në shërbimet inspektuese komunale, për të parandaluar veprime të kundërligjshme.

“Prej disa kohësh kallamishtet dhe flora në këtë segment rreth bregut të liqenit është shkatërruar dhe rrafshuar. Ndonëse pas takimit të fundit me ekspertët, komuna e Strugës ndau informacionin se “të gjitha obligimet i ka kryer në mënyrën më të përgjegjshme dhe profesionale në lidhje me detyrat që dalin nga misioni monitorues i UNESCO-s, gjërat në terren flasin gjë tjetër.” A është ky niveli më i lartë i mbrojtjes?”, thonë nga Ohër SOS.

Ndërkohë, atyre që ende menaxhojnë plazhet në Strugë, kontratat e koncesionit u ka skaduar para disa vitesh, çka do të thotë se ata punojnë në mënyrë ilegale. E pyetëm Komunën e Strugës se si planifikojnë ta zgjidhin çështjen e ndërtimeve pa leje dhe statusin e plazheve, por nuk morëm përgjigje. Misioni i UNESCO-s në rajon vjen në shkurt.

Ndryshe, Komiteti për trashëgimin botërore në UNESKO në sesionin e 45-të që e mbajti në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, vendosi që rajoni i Ohrit të mbetet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në UNESKO.

Liqeni i Ohrit e fitoi statusin e Trashëgimisë natyrore botërore të mbrojtur nga UNESCO në vitin 1979. Një vit më vonë edhe Qyteti i Ohrit iu shtua listës së vlerave të mbrojtura kulturore dhe historike, kështu që rajoni i Ohrit u bë një nga vetëm 38 zonat e përziera natyrore dhe kulturore në botë të njohura dhe të mbrojtura nga UNESCO. Në vitin 2009, nisi një iniciativë për të përfshirë edhe anën shqiptare të liqenit dhe bregdetin nën kujdesin e UNESCO-s, kështu që dhjetë vjet më vonë në vitin 2019, rajoni u zgjerua në të dy anët e liqenit duke mbuluar një sipërfaqe totale prej 94,7 hektarë.

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
ETIKETUAR: Bisera Kostadinovska Stojchevska, Ministria e Kultures, Ndertimtari, Ramiz Merko, Struga
3shi.net 15 Janar, 2024 January 15, 2024
Artikulli i mëparshëm Pritjeve dhe kaosit për pajisje me dokumente personale nuk i shihet fundit, ankohen qytetarët
Artikulli tjetër Kurti në prag të Forumit të Davosit: Prioritet siguria e Kosovës

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Turqia: Në maj arriti një eksport rekord të industrisë së mbrojtjes

    3shi.net June 4, 2024
    Gjashtë autobusë të rinj ekologjikë për Shkupin, njoftoi Mexhiti
    Keqpërdorimet në Teatrin e Tetovës, Kasami: Hajnat në burg!
    Fetai: Për 22 vite qeverisje të BDI-së, në Akademinë e Shkencave është punësuar 1 shqiptar
    Sulme ruse në Ukrainë, Zelensky: Tregues se Rusia nuk do paqe
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    KulturëLajme

    Islanda, Sllovenia dhe Spanja kërkojnë që Izraeli të mos marrë pjesë në Eurovizion: “Nuk mund të mbyllim sytë para tmerrit në Gaza”

    April 28, 2025
    Kulturë

    Ministria e Kulturës-RMV: Pagesa e pagave do të përfundojë sot

    April 24, 2025
    Kulturë

    A e dini pse 23 prilli quhet Dita Botërore e Librit?

    April 23, 2025
    Kulturë

    Protesta para Ministrisë së Kulturës, kërkohet zgjidhje e përhershme për pagat

    April 22, 2025
    KulturëLajme

    Ministria e Kulturës: Të punësuarit do t’i marrin pagat me rritje në fillim të javës së ardhshme

    April 18, 2025
    Kulturë

    “Adolescence”, Starmer: Seriali të transmetohet në të gjithë shkollat e vendit!

    April 1, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?