Stadiumi i Qytetit në Tetovë do të bëhet realitet

2 Min. Leximi

Për të mos qenë tragjike do të ishte komike thotë kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, duke u përgjigjur ndaj akuzave të BDI-së se nuk u janë pranuar amandamentet për ndarje të mjeteve për stadiumin e Tetovës dhe për teleferikun për Kodrën e Diellit.

Kasami thotë se BDI ka pasur mundësinë që t’i realizojë këto projekte në të kaluarën por nuk e ka bërë. Kreu i Tetovës siguron se ka mbështetje nga Qeveria për stadiumin.

- Advertisement -

“Stadiumi i Qytetit po ndërtohet me dinamikën e paraparë duke respektuar edhe afatet e kontratës për t’u përmbyllur punimet në stadium, atëherë iu kujtua opozitës se duhej ndarë mjete nga buxheti i shtetit. Sigurisht se ne kemi koordinim dhe përkrahje në të gjitha investimet që i bënë komuna e Tetovës. Ju jeni të informuar që me të gjitha mënyrat e përkrahjes për këto dy vite në komunë të Tetovës do të ketë investime kapitale diku rreth 20 milion euro”, tha Bilall Kasami – Kryetar i Tetovës.

Për teleferikun, Kasami thotë se projekti është shumë më i madh gjegjësisht se do të investohet seriozisht në Kodrën e Diellit.

“Sa i përket teleferikut, ardhja e kësaj qeverie në bashkëpunim me komunën, për herë të parë po e bënë të mundur edhe investimin serioz në Kodër të Diellit, që nuk do të jetë vetëm teleferiku por do të jetë një investim që Kodrën e Diellit do ta bëjmë një qendër moderne turistike”, u shpreh Bilall Kasami – Kryetar i Tetovës.

Nga BDI akuzuan se në seancë të këshillit komunal, nuk ishin pranuar propozimi i tyre për ndarjen e 250 milion denarëve për përfundimin e stadiumit të Tetovës, 620 milion denarëve për teleferikun në Kodrën e Diellit si dhe 50 milion denarëve për restaurimin e Kalasë së Tetovës dhe Teqes “Arabati Baba”./ Alsat.mk

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull