Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen e NATO-s

2 Min. Leximi

Spanja ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për nevojat e mbrojtjes, duke e quajtur atë “të paarsyeshëm”.
Në një letër dërguar të enjten sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se Spanja “nuk mund të zotohet për një synim të veçantë shpenzimesh në përqindje të prodhimit të brendshëm bruto” në samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.

Shumica e vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO pritet ta mbështesin kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump, që ato t’i shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për nevojat e tyre ushtarak dhe të mbrojtjes.
Në fillim të qershorit, Suedia dhe Holanda thanë se synojnë ta arrijnë këtë synim të ri.

- Advertisement -

Nga 32 vende sa ka aleanca ushtarake, Spanja është vendi me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje, pasi i harxhon më pak se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.

Në prill, Sanchez tha se Qeveria spanjolle do t’i rrisë shpenzimet për mbrojtjen për 10.5 miliardë euro për ta arritur cakun e mëparshëm të NATO-s prej 2 për qind të prodhimi të brendshëm bruto./REL

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull