Sot pritet vendimi për heqjen e masave të BE-së ndaj Koosvës

2 Min. Leximi

Në takimin e sotëm të Komitetit për Politikë dhe Siguri, do të bisedohet edhe për raportin e përfaqësuesit të lartë, Josep Borrell, për masat e BE-së ndaj Kosovës, për shkak të tensionimit të situatës në veri të vendit, një vit më parë.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Lajçak ka theksuar se “atë që di unë, ky raport do të diskutohet sot në Komitetin për Politikë dhe Siguri dhe kjo varet nga rezultati i diskutimit”.

“E kam bërë të qartë qëndrimin tim për sa i përket masave, që në shtator, kur kam rekomanduar që këto të hiqen. Por siç e thashë, nuk jam pjesë e këtij procesi, ky është vendim i shteteve anëtare.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Qëndrimi im personal është që ato duhet të hiqen. Kryeministri Kurti nuk është brenda vendit, për këtë s’kemi pasur takim”.

Ai ishte dje për vizitë në Prishtinë, ku u takua me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, me të cilin diskutuan së bashku rifokusimin në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Pas përfundimit të takimit, Lajçak tha se u fol për mundësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar vendeve anëtare të BE-së raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës më shumë se një vit më parë, ka konfirmuar zëdhënësi i bllokut Stano.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull