Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot zyrtarisht do të promovohet fluturimi i parë nga Shkupi deri në Pragë i linjës ajrore “Wizz Air”, me çka kjo kompani në listën e fluturimeve nga Aeroporti i Shkupit e shton edhe një destinacion.
Linjën e re ajrore që në korrik e paralajmëroi edhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke publikuar se është nënshkruar marrëveshje për destinacione të reja nga Aeroporti i Shkupit – Stokholm – Shkup dhe Madrid – Shkup nga nëntori edhe Bari – Shkup, Këln – Shkup dhe Pragë – Shkup nga dhjetori.
Në ngjarjen sot, sipas paralajmërimeve do të marrin pjesë drejtori i përgjithshëm i “TAV Maqedoni” Nexhat Kurt, ambasadori çek Jarosllav Ludva, menaxheri për komunikime në “Uiz er” Andrash Rado dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska.

