Me rastin e 23-vjetorit të themelimit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), sot do të mbahet një ngjarje qendrore festive në Parkun e Çairit në Shkup, duke filluar nga ora 18:00.
Ngjarja zhvillohet nën moton “FESTOJMË ME RININË”, duke theksuar rolin dhe rëndësinë e të rinjve në rrugëtimin politik dhe shoqëror të partisë.
Në këtë tubim jubilar, të pranishmëve do t’u drejtohet kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili pritet të mbajë një fjalim rasti për të reflektuar mbi arritjet e deritanishme dhe vizionin për të ardhmen.