Deputetët do të mblidhen sot në orën 10:00 për të vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të nisur më 15 prill.
Kjo do të jetë përpjekja e 14-të me radhë për të përmbyllur konstituimin e institucionit ligjvënës.
Tentimet për ta finalizuar konstituimin janë organizuar çdo 48 orë, teksa i fundit, i cili është mbajtur të premten ka zgjatur vetëm katër minuta.
Edhe në vazhdimin e së premtes, sikurse në katër të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që të ndërrojë formën e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nga e hapur në të fshehtë, por në mungesë të votave nuk ka arritur të formohet komisioni që duhet të mbikëqyrte këtë proces.
Zhvillimet para, gjatë dhe pas vazhdimit të seancës mund t’i lexoni këtu.