Protestuesit kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e tashmë janë vendosur përpara Kryeministrisë.
Aktivistja Luçiana Kokaj tha se “të vetmit që nuk e shohin protestën janë kryeministri dhe shërbëtorët e tij”.
Kryetari i studentëve europianë ka qenë në Bruksel me protestuesit dhe jo në konferencën e kryeministrit. Të vetmit që nuk e shohin protestën janë kryeministri dhe shërbëtorët e tij”, tha ajo.
Për herë të parë, një ditë më parë, organizatorët e protestës sqaruan edhe kërkesën e tyre për dorëheqjen e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.
Dje u bë thirrje që protesta e 45 të zhvendoset në Bruksel, teksa aty po zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, ku vendi ynë nis mbylljen e grup-kapitujve negociues të anëtarësimit.
Pas fjalimeve para godinës qeveritare, protestuesit pritet të zhvillojnë marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të kryeqytetit, me flamujt kombëtar në duar dhe thirrjet për dorëheqjen e politikës.

