Jemi sot këtu për të ndarë me ju një moment të rëndësishëm dhe domethënës për të ardhmen politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Subjekti VLEN, tashmë i konfirmuar si alternativa më serioze dhe më përfaqësuese e shqiptarëve po hyn në një fazë të re organizimi dhe bashkimi. Dhe pikërisht sonte, në një ngjarje publike të hapur për të gjithë qytetarët, do të bëhet hapja zyrtare e Shtabit Qendror Zgjedhor të VLEN-it.
Ky shtab nuk është thjesht një hapësirë fizike, por do të jetë truri dhe zemra e fushatës sonë, qendra e të gjitha strategjive, bashkëbisedimeve dhe koordinimeve në rrugën drejt zgjedhjeve lokale të tetorit, zgjedhje të cilat do të jenë vendimtare për të ardhmen e komunave tona.
Zgjedhjet lokale të tetorit janë një mundësi reale që qytetarët shqiptarë, për herë të parë pas shumë vitesh, të marrin në duar fatin e vendbanimeve të tyre dhe të ndëshkojnë arrogancën, nepotizmin dhe korrupsionin e pushtetit të vjetër. VLEN është gati. VLEN është në terren. VLEN është duke ndërtuar alternativën që shqiptarët e meritojnë.
Me hapjen e këtij shtabi, ne po sinjalizojmë se po hyjmë në fazën finale të përgatitjeve për një fitore të madhe. Ekipet tona janë në lëvizje, strukturat janë në rritje, dhe qytetarët çdo ditë e më shumë po afrohen nën ombrellën tonë politike.
VLEN nuk është më vetëm një subjekt, VLEN është lëvizje gjithëpopullore. Një ombrellë ku janë të mirëpritur të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, zone apo bindjeje, që besojnë në barazi, dinjitet dhe të ardhme më të drejtë.
Disa janë për pushtet. Ne jemi për qytetarët. Disa janë për pazare. Ne jemi për të ardhmen. Thirrja jonë është e qartë: Të bashkohemi! Të organizohemi! Të fitojmë!
VLEN është shtëpia e çdo shqiptari që ka humbur shpresën dhe tani po kërkon një rrugë të re, një alternativë reale. VLEN është bërthama e re e shpresës, vendi ku të gjithë shqiptarët ndihen të përfaqësuar, të dëgjuar dhe të vlerësuar.
Sonte fillon zyrtarisht rruga drejt tetorit, dhe fitorja do të jetë e qytetarëve! Prandaj, ju ftojmë të na bashkëngjitkeni në këtë rrugëtim të përbashkët për një qëllim ta vulosim ndryshimin edhe në pushtetin lokal. Na ndiqni e na u bashkëngjitni sepse keni çfarë për të parë pasi ne kemi shumë për të bërë!