​Sonte mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

1 Min. Leximi

Ndeshja kthyese e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Barcelonës do të zhvillohet sonte në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano, me fillim në orën 21:00.

Takimi i parë në “Camp Nou” përfundoi me barazim 3-3, duke e lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit. Te Barcelona, sulmuesi Robert Lewandowski është rikuperuar nga lëndimi në kofshë dhe është në dispozicion për ndeshjen, por pritet të fillojë nga stoli.

- Advertisement -

Mungesa të rëndësishme për Barcelonën përfshijnë mbrojtësit Jules Koundé dhe Alejandro Balde.

Mbrojtësi i Interir Alessandro Bastoni ka vlerësuar lartë talentin e ri të Barcelonës, Lamine Yamal, duke e quajtur “lojtari më i mirë kundër të cilit kam luajtur”

Sulmuesi Lautaro Martínez është në dyshim për shkak të një lëndimi të pësuar në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 31 maj 2025 në “Allianz Arena”në Mynih, derisa finalisti tjetër do të dal nga ballafaqimi PSG-Arsenal që zhvillohet të mërkurën.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull