Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Përditësimi i fundit: 2024/12/19 at 9:42 PM
Publikuar December 19, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Elon Musk, doli së bashku me Presidentin e sapozgjedhur Donald Trump në Mar-a-Lago, menjëherë pas zgjedhjeve, me sigurinë që shfaqi edhe vetë kandidati fitues. “Publiku na ka dhënë një mandat që nuk mund të ishte më i qartë se kaq. Populli foli. Populli dëshiron ndryshim”, i tha Musk audiencës së donatorëve më të mëdhenj të Trump dhe drejtuesve të fushatës elektorale. “Ne do t’i shkundim gjërat. Do të bëjmë revolucion”, shtoi ai.

Lidhja e Musk me Trump ka krijuar një aleancë mes politikanit më të fuqishëm të Amerikës dhe biznesmenit më të pasur të saj. Një përqindje pothuajse e barabartë amerikanësh kanë pikëpamje pozitive për secilin, sipas një sondazhi të ri nga qendra ‘NORC’ për Kërkime në Fushën e Çështjeve Publike dhe agjencia e lajmeve ‘AP’. Ekspertët janë të ndarë nëse kjo është një gjë e mirë, apo e keqe për bizneset e Musk, apo për politikën e Trump.

- Reklamim -

Por kjo mund të ketë ndikim të gjerë në të dyja sferat. Musk, pasuria e të cilit arrin në 400 miliardë dollarë, mbikëqyr gjashtë biznese, ndërsa vazhdon të punojë ngushtë me Trump mes tyre: kompaninë prodhuese të makinave elektrike ‘Tesla’, platformën e mediave sociale ‘X’, kompaninë e teknologjisë hapësinore ‘SpaceX’, kompaninë ‘Neuralink’, e cila synon të ndihmojë njerëzit me paralizë të komunikojnë nëpërmjet mendimeve të tyre, falë pajisjesh që u vendosen në tru, kompaninë ‘xAI’, me mision për të avancuar zbulimin shkencor dhe për të fituar një kuptim më të thellë të universit nëpërmjet inteligjencës artificiale, si dhe kompaninë ‘The Boring Co’ që ndërton tunele të sigurta dhe me kosto të ulët transporti të shërbimeve e mallrave.

“Edhe pse ka një ndikim negativ, çka mund të çojë në izolimin e një pjesë të klientëve që mund të mos jenë mbështetës të Trump, përfitimet do të jenë më të mëdha sesa humbjet, kur bëhet fjalë për të pasur një pozitë si krahu i djathtë pranë Trump në Shtëpinë e Bardhë”, thotë Dan Ives, një analist në kompaninë e shërbime finaciare ‘Wedbush Securities’.

Ross Gerber, drejtor ekzekutiv i kompanisë ‘Gerber Kawasaki Wealth and Investment Management’, (kompani e menaxhimit të invetimeve dhe shërbimeve finaciare) thotë se është një investitor në kompaninë Tesla të Musk. Ai zotëron një makinë Tesla ‘Cybertruck’, që ka marrë shumë vëmendjeje, por që ka qenë gjithashtu subjekt shqetësimesh lidhur me sigurinë.

“Duke pasur një drejtor ekzekutiv që nuk punon në kompaninë ku keni invstuar e që do të ngarkohet me detyrën për të pushuar punonjësit e qeverisë … si aksioner, si investitor, unë po paguaj për dikë që të mos punojë për kompaninë në të cilën kam investuar”, tha ai, duke e quajtur këtë diçka të padrejtë.

Por pavarësisht skepticizmit të tij, Gerber thotë se do të vazhdojë të investojë në bizneset e Musk.

“Kam bërë shumë para me Elonin”, tha ai. “Unë nuk i jam futur investimeve bazuar tek popullariteti i drejtuesit ekzekutiv”. Mbështetja ndaj Musk është pothuajse e barabartë me atë të Trump

Musk nuk duket se e ndihmon Trump me atë kategori njerëzish që nuk e mbështesin presidentin e ardhshëm. Ai nuk është më popullor në mesin e amerikanëve sesa vetë presidenti i zgjedhur dhe po kështu rreth gjysma e amerikanëve, nuk mbështesin as atë dhe as Trump, sipas sondazhit.

Rreth 40 për qind e amerikanëve kanë një pikëpamje disi, ose shumë të favorshme për personin më të pasur në botë, shumë e ngjashme me përqindjen që mbështesin Trump.

Po kështu, rreth gjysma e amerikanë në moshë të rritur kanë një pikëpamje disi, ose shumë të pafavorshme për Musk – shifër sërish e ngjashme me mbështetjen që gëzon Trump.

Sipas një eksperteje politike, Musk është personi ideal për t’i vërtetuar Trump imazhin që ka kultivuar për veten si një biznesmen i suksesshëm, që po e mbush kabinetin e tij apo ka përzgjedhur për këshilltarë kryesorë biznesmenë miliarderë.

“Trump ka përhapur gjithmonë imazhin e një biznesmeni shumë të suksesshëm. Qënia e Muskut me të, e përforcon këtë imazh, se ai është personi i duhur për ekonominë, i mirë për të gjithë për të fituar para”, thotë Christine Matthews, e cila merret me anketa kombëtare e që ka punuar për republikanët. Musk zotëron edhe kompaninë ‘X’, platformën e mediave sociale të njohur më parë si ‘Twitter’, të cilën e ktheu në një megafon të ideve konservatore.

Pasi shpenzoi rreth 250 milionë dollarë për të mbështetur Trump në zgjedhje, Musk ka sinjalizuar se është i gatshëm të mbështesë garat e republikanëve për Kongresin në vitin 2026, që përkojnë me mesin e mandatit të presidentit. Trump e ka ngarkuar atë të udhëheqë një grup, që do të merret me zvogëlimin e qeverisë federale dhe të rregullave federale.

Musk dhe bizneset që zotëron

Tesla pritet të sigurojë fitime të konsiderueshme nën administratën Trump, e cila ka kërcënuar të heqë subvencionet për energjinë alternative dhe automjetet elektrike, gjë që do të dëmtonte më shumë konkurrentëve më të vegjël të Teslës. Po ashtu planet e Trump për tarifa të mëdha mbi importet kineze e bëjnë më pak të ngjarë që makinat elektrike kineze të shiten me shumicë në Shtetet e Bashkuara në një të ardhme të afërt.

Disa analistë besojnë se roli i miliarderit do të shërbejë për të krijuar një klimë shumë miqësore për Teslën në vitet e ardhshme. Ives, analist në kompaninë ‘Wedbush Securities’, thotë se marrëdhënia e Musk me Trump mund të “revolucionarizojë historinë e Teslës, veçanërisht rreth robotikës, inteligjencës artificiale apo makinave pa shofer”. Investitorët, tha ai, janë optimist për Musk dhe e shohin ngjitjen e tij në politikë, si një rast i veçantë, që ia vlen të festohet.

Ndryshe nga Gerber, Ives beson se eliminimi i përfitimit deri në 7 mijë dollarë nga taksat për individët që blejnë një makine elektrike dhe heqja e subvencioneve për prodhuesit amerikanë të makinave, makinave ‘Hyundai’ si dhe kompanive të tjera, do të krijojë mundësi për Teslën.

Aksionet e Teslës në bursë shënuan një rekord të martën. Shumë nga fitimet e fundit të kompanisë u regjistruan pas fitores së Trump. Por Gerber mendon se kjo rritje ndodhi për shkak se investitorët besojnë se Tesla do të ketë një avantazh kur bëhet fjalë për makina autonome, pa shofer, pasi Trump mund t’i japë kompanisë licencë në rang kombëtar.

Megjithatë, ai mendon se Tesla do të jetë “humbësi i madh” mes bizneseve të Musk për shkak të premtimit të Trump për t’i dhënë fund përfitimit nga taksa për blerjen e një makine elektronike.

Kompanitë e tjera të Musk – përfshirë atë që lidhet me inteligjencën artificiale ‘xAI’ – mund të shijojnë rezultatet ose avantazhet pozitive të punës së miliaderit me administratën Trump, tha ai.

“Inteligjenca Artificiale është një investim transformues që do të kërkojë miratimin e shumë rregulloreve, veçanërisht rreth sigurisë dhe informacionit”, tha Gerber duke shtuar se kjo gjë e favorizon Musk duke qenë “aty ku është”. Marrëdhënia mes Trump dhe Musk është unikë në historinë e vendit, tha David Nasaw, biograf i dy manjatëve amerikanë të biznesit, Andrew Carnegie dhe William Randolph Hearst.

Ai vë në dukje se suksesi i Musk, ndryshe nga ai i manjatëve të tjerë, është mbështetur tek subvencionet dhe vendimet e qeverisë që kanë qenë në favor të bizneseve të tij, nga kompania ‘Tesla’ tek ‘SpaceX’. “Ai është një person i rrallë”, tha Nasaw duke iu referuar Musk. /VOA/

TOP Lajmet

Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!
Lajme
VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!
Lajme Sport
Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi
Lajme
Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës
Ekonomi Lajme
Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 19 Dhjetor, 2024 December 19, 2024
Artikulli i mëparshëm Nesër do të mbahet seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë
Artikulli tjetër Arben Taravari paralajmëron “arrestimin” e Ali Ahmetit

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Taravari: Do ta ndalojmë bixhozin dhe kreditë e shpejta, Qeveria e ardhshme do të mbuloj borxhet e qytetarëve nga kreditë e shpejta

    3shi.net April 16, 2024
    Përvjetori i LD-së, Mexhiti: Para një viti na shihnin me skepticizëm, por sot, ja ku jemi!
    Dy të tretat e nxënësve të ardhshëm të shkollave të mesme u regjistruan në shkollat ​​profesionale
    Dimitrievski: Dalim nga qeveria nëse ministrat e VLEN-it e vendosin flamurin shqiptar përsëri në Qeveri
    Mickoski me mesazh për BDI-në : Për veshi do t’ju nxjerrim nga shtëpitë tuaja, do të përgjigjeni të gjithë!
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Ambasadori i Britanisë së Madhe tregon nëse do të hiqen vizat me Maqedoninë e Veriut!

    May 17, 2025
    LajmeSport

    VLEN: KF Shkëndija, kampionë në fushë, kampionë në zemrat tona!

    May 17, 2025
    Lajme

    Nënkryetari i FRASH, Ensar Ismeti, kritikon drejtimin e ASH: Politika nuk është trampolinë, por përgjegjësi

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    Filloi ndërtimi i fabrikës së “Shahterm” në ZZHTI Shkup, investim fillestar prej 25 milionë eurove dhe 200 vende të punës

    May 17, 2025
    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?